Telegrafi

Jelly Bean 4.1 vjen në Galaxy Note II

Versioni 4.1 i Jelly Bean do të futet në përdorim përmes Galaxy Note 10.1 së pari në Evropë edhe atë më saktësisht në Gjermani. 

Android 4.1 Jelly Bean për Galaxy Note II ka madhësi prej 300 MB përderisa me versionin e ri të sistemin operativ do të vijnë shumë tipare të reja në Galaxy Note 10.1.

Nëse pajisja juaj Galaxy Note II ka marrur rifreskimin 4.1 të sistemit operativ Jelly Bean mund të lini koment më poshtë për të na njoftuar mbi ndryshimet e reja të programit. Ne do të ju informojmë kur të kemi informata të reja mbi zgjerimin e softuerit të ri në shtetet tjera, poashtu edhe në vendin tonë. /Telegrafi/