Telegrafi

Jelena Karleusa dridh të pasmet nën ritmet e ‘BonBon’, por ka edhe dy fjalë për Era Istrefin (Foto/Video)

Jelena Karleusa është një prej yjeve më të mëdha të muzikës serbe.

Por, kjo nuk e pengon që të përkrah artistet kosovare dhe që të bashkëbisedojë me ata.

Së fundi, Jelena dhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi kanë shkëmbyer disa fjalë përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

“Major babe”, kishte shkruar Era në llogarinë e Jelenës ndërsa kjo e fundit i kundërpërgjigjet ‘Strefie e fortë’.

Kjo ka bërë që edhe ndjekësit e këngëtares të merr kritika pozitive duke thënë se muzika nuk ka kufij dhe arti nuk duhet të politizohet.

Ndryshe, Era ka publikuar ditë më parë videoklipin e ri ‘Redrum’, i cili deri më tani është shikuar mbi 12 milionë herë. /Telegrafi/