Site icon Telegrafi

Jeleku për meshkuj shumë i kërkuar në tregun japonez

Kompania Wishroom, e cila bën pranimin dhe dërgimin e produkteve me postë, ka ofruar këta jelekë gjatë vitit të kaluar.

Të pasigurt se si kjo do të pranohet, fillimisht kanë prodhuar 160 palë dhe i kanë lëshuar në shitje. Pasi që menjëherë janë shitur, ka qenë e domosdoshme që me shpejtësi të veprohet dhe të prodhohen jelekë të ri. Porosia ka qenë 5.000 palë jelekë.

Udhëheqësi i kompanisë Masayuki Tsuchiya thekson se blerësit kanë qenë të impresionuar me produktin e quajtur "Bra-o" (jelekë për meshkuj), derisa kjo firmë i ofron në ngjyrë të bardhë, të trëndafiltë dhe të zezë me çmim prej 23 eurosh.

Klientët më të shpeshtë të Wishroom janë njerëzit afaristë në të tridhjetat dhe të dyzetat.

"Punëtorët në zyre në Japoni janë nën stres të madh, e jelekët u ndihmojnë ta largojnë atë", thotë Tsuchiya.

Exit mobile version