Pjesëtarë të lëvizjes “Jelekët e Verdhë” kanë dalë në rrugët e Parisit dhe qytetet tjera franceze tashmë 17 të shtuna me radhë, për të ushtruar presion ndaj presidentit Emmanuel Macron që të ndryshoj politikën për të cilën konsiderojnë se favorizon të pasurit.
Marshi i tyre filloi tek Porta Triumfale, ndërsa përfundoi tek Kopshtet e Luksemburgut, ku është selia e Senatit.
Këtë javë marshin e kryesuan gratë, me çka “Jelekët e Verdhë” një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas tentuan të tregojnë për barazinë e të drejtave të gjinive.
Lëvizja e ‘Jelekëve të Verdhë’ e cila u nis me 17 nëntor 2018 si një protestë ndaj çmimit të lartë të karburantit, është shndërruar në një reagim të fortë refuzimi ndaj Presidentit Macron. /Telegrafi/