Shumica e blogereve tashmë po bartin këto bikine të shkëlqyeshme
Këto me siguri janë jelekët më të krisura të cilat deri tani keni pasur rastin t’i shihni, transmeton Telegrafi.
Jelekët, pjesa e parë e të cilave janë në formë të duarve të femrës, prandaj duken sikur ju ka vënë dikush duart në gjoks, kushtojnë 290 euro.
Kreatorja e modës nga Brazili, Adriana Degreas, ka dizajnuar këtë kostum seksi, ndërkaq këtë verë është bërë shumë i popullarizuar duke pasur parasysh që gjithnjë e më shumë femra porosisin nëpërmjet internetit.
Edhe pse mbase ju duket që këto bikine nuk do të jenë interesante për bartje, shumica e blogereve të modës të Instagramit tashmë i bartin dhe me krenari pozojnë në to. /Telegrafi/