Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, deri në ora 15:00 kanë votuar 34.22 për qind e votuesve të regjistruar në Kodin Zgjedhor.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se në rrethin e dytë, në të gjithat komunat ku votohet ka dalje më të madhe në krahasim me rrethin e parë.
Ndryshe, dalja në rrethin e parë në zgjedhjet lokale deri në ora 15:00 ka qenë 31.47 për qind.