Telegrafi

Jeffree Star zgjedh të vishet nga kreatorja shqiptare, Lena Berisha

Grimeri i njohur amerikan, Jeffree Star, ditëve të fundit ka qenë një emër shumë i lakuar në tabloidet e huaja.

Kjo për shkak se u përfol për një lidhje me Kanye West, mes divorcit të këtij të fundit me Kim Kardashian.

Megjithatë, 35 vjeçari në një klip në YouTube të titulluar “Addressing The Kanye Situation”, mohoi çdo gjë rreth spekulimeve me artistin e hitit “Jesus Is Born”.

Sidoqoftë, Jefree mori vëmendje të madhe edhe me disa fotosesione të fundit që realizoi për fillimin e vitit 2021.

Në një nga veshjet u bë e ditur se ai zgjodhi kreatoren nga Prizreni, Lena Berisha, e cila është përkujdesur për një nga dukjet e yllit të YouTube.

Fustani është tejet unik dhe stilistja tashmë qëndron thuajse prapa çdo paraqitje të shumë artistëve e të famshmëve ndërkombëtarë.

Ajo pak muaj më parë bëri një fustan të veçantë për Cardi B, për festën e ditëlindjes së 28-të. /Telegrafi/