Telegrafi

Jeff Bezos tanimë ka vendosur një makinë akulloreje në shtëpinë e tij

Sa ju pëlqen të hani akullore? Nëse emri juaj është Jeff Bezos, përgjigjja me sa duket është “shumë”.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesi i Amazon dhe Blue Origin ka instaluar një makinë artizanale brenda shtëpisë së tij në Los Anxhelos.

Ndërsa ne nuk e dimë me siguri në cilën prej shtëpive të Bezos ishte instaluar makina, nga fotografia e CVT (kompanisë së makinës), duket se është prona e tij në Beverly Hills.

Ai bleu shtëpinë, e njohur më parë si Warner Estate, në shkurt 2020, për 165 milionë dollarë, duke thyer rekordin për shitjen më të shtrenjtë të shtëpisë në historinë e shtetit të Kalifornisë.

Ai shtoi një pronë ngjitur me 10 milionë dollarë, duke krijuar një kompleks prej 175 milionë dollarësh.

Bezos ka treguar në të kaluarën se, si shumë prej nesh, ai nuk është në gjendje t’i rezistojë joshjes së thjeshtë të “akullores së butë”. /Telegrafi/