Telegrafi

Jeff Bezos shiti 3 miliardë dollarë aksione në Amazon

Ai dëshiron ti përdorë ato për të financuar fillimin e një rakete Blu Origin.

Bosi i Amazonës, Jeff Bezos ka përfituar nga rritjet e fundit të çmimeve. Në ditët e kaluara, ai ka shitur aksione të shtëpisë së tregtimit në internet që ai themeloi me vlerë 3.1 miliardë dollarë (2.6 miliardë euro), sipas dokumenteve të bursës nga e mërkura, transmeton Telegrafi.

Që nga fillimi i vitit, aksionet e Amazon kanë fituar 73 për qind në vlerë.

Kompania përfiton nga pandemia e coronavirusit sepse shumë njerëz të prekur nga ky virus porositin mallra në internet.

Bezos kishte njoftuar se do të shesë afro 1 miliard dollarë aksione në vit për të financuar kompaninë e tij të raketave Blue Origin. /Telegrafi/