Telegrafi

Jeff Bezos reagon ndaj videos virale të së dashurës së tij me Leonardo DiCaprion

Jeff Bezos i është përgjigjur me shaka një videoje virale të së dashurës së tij me Leonardo DiCaprion me një mesazh për aktorin.

Gjatë fundjavës, themeluesi i “Amazon” dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, morën pjesë në Gala Art+Film LACMA në Los Angeles, ku u panë në një bisedë me DiCaprion.

Megjithatë, një video e kapur gjatë ngjarjes dhe e shpërndarë në mediet sociale nxiti shumë të pyesin nëse shkëmbimi midis Sanchez dhe DiCaprio ishte flirtues, pasi ylli televiziv duket se e ka mbajtur për pak kohë krahun e saj rreth yllit të “Titanic” – të cilit ajo mund të shihet duke buzëqeshur – ndërsa Bezos i qëndron në krah.

Klipi, i cili është shikuar më shumë se 10 milionë herë që kur u postua në Twitter nga Barstool Sports.

Kjo shkaktoi një përgjigje të hënën nga Bezos, i cili postoi një foto të tij në Twitter së bashku me një shenjë rreziku duke e paralajmëruar aktorin.

“Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka… Leonardo Di Caprio”, ka shkruar miliarderi 57-vjeçar mbi foton, e cila e sheh atë të përkulur mbi tabelën ku shkruhet: “Rrezik! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale”.

Përgjigjja e themeluesit të “Amazon” që atëherë është pëlqyer më shumë se 26 mijë herë, me njerëzit të kënaqur me përgjigjen e tij ndaj videos virale.

Deri tani, DiCaprio nuk i është përgjigjur kërcënimit të sipërmarrësit të famshëm.

Bezos dhe Sanchez, 51 vjeçe, kanë qenë publikisht në lidhje që nga fillimi i vitit 2019, me lajmet për lidhjen e tyre menjëherë pasi Bezos, njeriu i dytë më i pasur në botë, njoftoi fundin e martesës me ish-bashkëshorten e tij MacKenzie pas 25 vitesh. /Telegrafi/

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez