Së fundmi, pronari i Amazon, Jeff Bezos, ka organizuar një festë për ditëlindjen e tij të 60-të, por interesante ishte “ligji i rreptë” në të cilin bazohej organizimi.
Përkatësisht, ai ka njoftuar se kushdo që merr pjesë në festën e tij duhet të vijë “pa dhurata”.
Bëhet e ditur se, organizimi i mbajtur në rezidencën e të fejuarës së Bezos, Lauren Sanchez, tërhoqi personalitete të ndryshme si Jay-Z, Beyonce, Ivanka Trump, Jared Kushner, Ciara, Russell Wilson, Oprah, Gayle King, Kim Kardashian, Kris dhe Kendall Jenner.
Interesante ishte edhe pamja e festës, e cila e kishte marrë imazhin e zyrës së parë të Bezos të cilën e ka ngritur në garazhin e tij në Seattle.
Kjo ditë e veçantë për pronarin e Amazon u nderua edhe nga performanca e Katy Perry-t, e cila ishte veshur si aliene për ta bërë performancën e saj më interesante. /Telegrafi/