Jeff Bezos më nuk është njeriu më i pasur në botë, pasi që vetëm brenda një dite ka humbur afro 14 miliardë dollarë, kështu duke ia rrëmbyer vendin e parë francezi Bernard Arnault.
Siç raporton Forbes, Arnauld posedon 47 të aksioneve të LVMH që nën të njëjtin kulm mbledh rreth vetes brendet e njohura si Louis Vuitton, Moët & Chandon, Christian Dior dhe Tiffany & Co, transmeton Telegrafi.
Pas raportimit për rezultatet biznesore në tremujorin e fundit, aksionet e Amazonit të Bezos kanë rënë për 7,6 për qind, kështu si aksionari më i madh ka humbur rreth 13.9 miliardë dollarë, e fronin e më të pasurit në botë sërish e ka fituar biznesmeni francez.
Pavarësisht rënies së konglomeratit të Arnualt, ku në LVMH ka pasur rënie për 1,4 për qind, evropiani më i pasur është më i varfër për 2.9 miliardë dollarë – kështu këtë është raportuar se pasuria e tij personale kap shumën e 192.9 miliardë dollarë. /Telegrafi/
Jeff #Bezos lost the top spot in Forbes World’s Real-Time #Billionaires list to #LVMH's Bernard Arnault after his fortune tanked by a hefty $13.9 billion due to Amazon's massive stock sell-off on Friday.https://t.co/EziRJg8jKV pic.twitter.com/Jo6mKot8HW
— Forbes Middle East (@Forbes_MENA_) July 30, 2021