Telegrafi

Jeff Bezos ka deklaruar se do të dhurojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet e klimës

Jeff Bezos ka thënë të hënën se do të dhurojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet e klimës, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se do të fillojë fondin “Bezos Earth Fund”.

Bezos ka bërë të ditur se pret që të fillojë të jep grante këtë verë.

Me një vlerë neto të vlerësuar prej rreth 130 miliardë dollarë, kjo shumë përbën rreth 7.7% të pasurisë së tij.

“Ndryshimi i klimës është kërcënim i madh për planetin tonë”, tha Bezos. “Unë dua të punoj së bashku me të tjerët, për të eksploruar mënyra të reja që ta luftojmë ndikimin shkatërrues të ndryshimit të klimës, në këtë planet që ne të gjithë e ndajmë”, ka shtuar ai.

Bezos është i vetmi amerikan në mesin e pesë personave më të pasur në botë, i cili nuk e ka nënshkruar “Premtimin e Dhënies”, në të cilin pjesëmarrësit premtojnë të dhurojnë më shumë se gjysmën e pasurisë së tyre gjatë jetës së tyre, raportojnë mediat e huaja. /Telegrafi/