Telegrafi

Jeff Bezos ‘ia godet me shuplakë’ të pasmet, të dashurës së tij – derisa ishin duke shkuar për një drekë me miq

Miliarderi i Amazon, Jeff Bezos, u pa me të dashurën e tij Lauren Sanchez, ndërsa çifti po shijonte të dielën me miqtë në një kafene aeroporti në Kaliforni gjatë fundjavës.

Por çfarë ka ra në sy te mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është një moment kur ai i godet dy herë të pasmet e saj.

Bezos, 57 vjeç dhe Sanchez, 51 vjeç, u takuan me miqtë e tyre për drekë në “Waypoint Cafe” në aeroportin Camarillo.

Sanchez pilotoi helikopterin më herët atë ditë, raportoi TMZ, dhe u ul në aeroport, i cili është midis L.A. dhe Santa Barbara.

Të ftuarit në kafene i thanë TMZ se siguria ishte e rreptë për çiftin dhe madje bllokuan hyrjen në banjë kur Bezos e përdori atë gjatë drekës. /Telegrafi/