Miliarderi i Amazon, Jeff Bezos, u pa me të dashurën e tij Lauren Sanchez, ndërsa çifti po shijonte të dielën me miqtë në një kafene aeroporti në Kaliforni gjatë fundjavës.
Por çfarë ka ra në sy te mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është një moment kur ai i godet dy herë të pasmet e saj.
Bezos, 57 vjeç dhe Sanchez, 51 vjeç, u takuan me miqtë e tyre për drekë në “Waypoint Cafe” në aeroportin Camarillo.
Sanchez pilotoi helikopterin më herët atë ditë, raportoi TMZ, dhe u ul në aeroport, i cili është midis L.A. dhe Santa Barbara.
Të ftuarit në kafene i thanë TMZ se siguria ishte e rreptë për çiftin dhe madje bllokuan hyrjen në banjë kur Bezos e përdori atë gjatë drekës. /Telegrafi/