Njeriu më i pasur në botë rezulton të jetë një humanist shumë i madh, por është kritikuar ashpër.
Jeff Bezos, CEO i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, ka treguar planet për të dhuruar rreth 100 milionë dollarë për të pastrehët në të gjithë botën.
Sipas mediave të huaja, dhurimi milionësh do të shkojë në gjithsej 32 organizata, transmeton Telegrafi.
Por për dhurimin e tij të paralajmëruar, Bezos kritikohet ashpër: “Paguaj taksat e tua”, kishte thënë Jeremy Corbyn.
That’s 0.09% of your net worth.
Just pay your taxes. https://t.co/KEke1NUE8E
— Jeremy Corbyn (@jeremycorbyn) November 24, 2019
Corbyn ka thënë se kjo është vetëm 0.09 për qind e pasurisë së Bezos.
Shitësi me pakicë Amazon njihet si një tatimpagues mjaft i vogël, përkundër se fitimet e saj janë jashtëzakonisht të mëdha. /Telegrafi/