Kreu i Amazon, Jeff Bezos, i cili ka më shumë se 100 miliardë euro dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, patën një takim të ëmbël këtë fundjavë në Miami.
Dyshja ishin kohët e fundit me pushime në Karaibe dhe u ndalën në qytetin jugor – që është vendlindja e Bezos – me avionin e tyre privat.
Një burim tha se kishte parë çiftin, të cilët janë në lidhje që nga viti 2019, duke darkuar me miqtë dhe të rrethuar nga disa roje sigurie në lokalin e quajtur “Queen”.
“Ata po qeshnin dhe po shijonin kohën së bashku në dhomën kryesore të ngrënies së restorantit”, thotë një spiun.
“Ata dukej se kishin mjaft shkëndijë dhe shkëlqim pas pushimeve të tyre”, thotë më tej burimi.
“Po kapeshin për dore, po qeshnin dhe po shijonin vërtet njëri-tjetrin, e po ashtu edhe miqtë”.
Will Smith, DJ Khaled, Venus William dhe disa yje të tjerë janë parë gjithashtu në restorantin ku ishin këta.
Romanca e Bezos me Lauren vjen pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja, MacKenzie Scott.
Ata u ndanë pas më shumë se 25 vitesh martesë dhe kanë së bashku katër fëmijë.
Në tjetrën anë, Lauren u divorcua nga Patrick Whitesell në vitin 2019 pas 13 vitesh. /Telegrafi/