Site icon Telegrafi

Jeff Bezos cakton datën kur do të dërgojë njerëz në hapësirë

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos është gati të dërgojë njerëz në një udhëtim në hapësirë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania e Bezos, Blue Origin tha se do të dërgonte një ekuipazh në hapësirë më 20 korrik duke përdorur një raketë New Shepard dhe kapsulën e saj.

Mes udhëtarëve ka të ngjarë të jenë punonjës të ndërmarrjes, por një vend është i rezervuar për fituesin e “ankandit në internet”.

“Vetëm 569 njerëz kanë kaluar Karman Line deri më tani, dhe me raketën tonë New Shepard, ne do ta ndryshojmë atë në mënyrë dramatike”, ka thënë drejtoresha e Blue Origin, Ariane Cornell.

Nëse Bezos do të ishte mes pasagjerëve, ajo nuk donte të konfirmonte, por kjo mund të ndodhte.

Biznesmeni amerikan Elon Musk gjithashtu planifikon të nisë SpaceX Dragonship me një ekuipazh plotësisht civil gjatë vjeshtës dhe kapsula do të mbetet në hapësirë për disa ditë.

Raketa New Shepard është 18 metra e lartë dhe katër metra e gjerë dhe mund të ripërdoret për ngritje vertikale dhe ulje. /Telegrafi/

Exit mobile version