Pasuria e njeriut më të pasur në botë, drejtori i përgjithshëm i korporatës Amazon, Jeff Bezos, është rritur me 6.3 miliardë dollarë në vetëm një ditë, për shkak të niveleve rekord të çmimit të aksioneve të Amazon, raportoi revista Forbes në faqen e saj të internetit.
Sipas Forbes, të martën në Wall Street, çmimi i aksioneve të shitësit më të madh në botë u rrit me 5.3 për qind të mëtejshëm, transmeton Telegrafi.
Kështu, pasuria e Bezos, u rrit me rreth 6.3 miliardë dollarë brenda një dite dhe tani qëndron në 138 miliardë dollarë, vlerëson Forbes.
Amazon, gjiganti i shitjeve online po sheh rritje të fortë të kërkesës mes rasteve të përhapura të coronavirusit që kanë bërë që dyqanet klasike të mbyllen.
Kompania njoftoi të martën se synon të punësojë rreth 80,000 punëtorë të tjerë për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesës së shkaktuar nga mbyllja e dyqaneve fizike si pjesë e një pandemie coronavirus.
Amazon punësoi 100,000 punëtorë amerikanë në mars, dhe tani njofton se planifikon të punësojë edhe 75,000 të tjerë. /Telegrafi/