Për herë të parë Wagoneer S u pa në shtator të vitit 2022 si koncept, e më në fund do të shihet edhe si model i prodhuar më 30 maj.
Së fundmi, automjeti i parë elektrik i Jeep në SHBA është shfaqur në një video prezantuese me Model Y Performance të Tesla-s.
Bëhet e ditur se Wagoneer S do të jetë modeli i prodhimit më i shpejti nga Jeep ndonjëherë, të cilit do t’i duhen vetëm 3.4 sekonda për të arritur shpejtësinë 96km/h. Kjo është 0,1 sekonda më pak se Model Y Performance, përcjell Telegrafi.
Videoja e filmuar në pistën Willow Springs të Kalifornisë ofron edhe një përmbledhje të specifikimeve teknike të veturës.
Wagoneer S me platformën STLA Large ka 600 kuaj fuqi.
Ai ka një konfigurim me dy motorë dhe sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.
Ndryshe, në SHBA do të prezantohet edhe një EV i veçantë, Recon. /Telegrafi/