Vitin që vjen lansohet modeli i ardhshëm i serisë Wrangler, që është një makinë e fuqishme dhe me shumë përparësi teknologjike.
Njëherësh, kjo veturë dallon për një element tjetër nga paraardhëset, duke i dhënë mundësi udhëtarëve, që të eksplorojnë në masë më të madhe ambientin ku ndodhen, transmeton Telegrafi.
Pos tavanit që është i mbuluar nga xhami, në të njëjtën formë është pjesa e pasme apo kapaku transparent.
Xhami do të ketë një shtresë të veçantë, që lejon vetëm rrezet e duhura të diellit, duke bllokuar ato që janë të dëmshme.
Në këtë formë, ky Jeep i destinuar për terrene të vështira, ka një përparësi shtesë në krahasim me modelet e mëparshme. /Telegrafi/