Ndryshime në dukje, si dhe në shtimin e fuqive
Kohëve të fundit, Jeep është fokusuar në Gladiator tërësisht të ri, ndërsa tani që kjo makina u lansua, është angazhuar te Wrangler i ri, që do të ketë disa përditësime, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është lansuar gjatë vitit të kaluar, si model tërësisht i ri, versioni që do të vijë më 2020, do të jetë i freskuar lehtë, që të përshtatet në treg.
Në përgjithësi, të gjitha format versionet e modelit, do të jenë më të ulëta, ofrohen drita LED më të fuqishme, si dhe dritat për pjesën e sipërme si opsion. Kjo makinë mund të porositet me dy apo katër dyer, si dhe në 12 ngjyra të ndryshme.
Si pjesë e përditësimeve që do të sjellë Jeep, është edhe një motor elektrik, për ta ndihmuar atë me 3.0 litra, që të jetë më i fuqishëm dhe të lëvizë më mirë. /Telegrafi/