Telegrafi

Jeep risjell modelin Compas, me ndryshime rrënjësore (Foto)

Makina e vjetër Compas nuk është pëlqyer aq shumë, për të mos thënë se ka qenë një shëmti e padëshiruar. Por, Jeep ka bërë ndryshime të mëdha, duke bërë që pamja tij si dhe fuqia tërheqëse të jenë shumë të dëshiruara, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, ky xhip është transformuar në një SUV, për t’i dhënë më pas prekjet që e bëjnë shumë më të bukur në pamje.

Enterieri i gjerë dhe komod, lëvizja e qëndrueshme, si dhe shpejtësia e dëshirueshme që arrihet lehtë, e bëjnë Compasin të jetë shumë i kërkuar, prejse do të lansohet më 2017.

Varësisht nga dëshira, mund të blihet me 2.0-litra dhe 158 kuajfuqi, si dhe 2.4-litra që ka 172 kuajfuqi, por ndryshimi do të bëjë edhe ngritjen e çmimit. /Telegrafi/