Site icon Telegrafi

Jeep që prezantohet gjatë javës së ardhshme, me mundësi t’i hiqet tavani (Foto)

Gjatë javës që vjen, në LA Motor Show do të prezantohet modeli i ri nga Jeep, që sipas të gjitha gjasave është emëruar Scrambler.

Makina e aftë të lëvizë nëpër të gjitha terrenet, dihet se është rival i fortë për Chevrolet Colorado dhe Ford Ranger, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, sipas një informacioni të rrjedhur, thuhet se ky Jeep do të ketë tavan prej tri pjesësh, që mund të largohen me lehtësi.

Madje, ka shtesat e posaçme, që vendosen për të ndaluar rrezet e diellit, teksa udhëtarëve nuk iu pengohet aspak pamja e jashtme. /Telegrafi/

Exit mobile version