Në shtator të vitit të kaluar, Jeep njoftoi se ka në plan të lansojë katër modele të reja elektrike nga mesi i dekadës.
Në atë kohë, kishim informacion për tre modelet, Recon, Wagoneer S dhe Avenger AWD. Jeep gjithashtu përmendi shkurtimisht se një SUV i katërt elektrik gjithashtu është në zhvillim e sipër, por nuk zbuloi asgjë në lidhje me të, transmeton Telegrafi.
Tani, mund në fund është publikuar imazhi i parë ngacmues i atij modeli.
Fatkeqësisht, Jeep ende nuk është gati të na tregojë më shumë rreth crossoverit elektrik me bateri ende të paemërtuar.
Imazhi i vetëm i disponueshëm ngacmues tregon atë që duket të jetë një crossover i vogël i fshehur nën një mbulesë blu me logon e markës për veturat elektrike mbi të.
Në realitet imazhi nuk tregon shumë, por thashethemet lindin dyshimin se ky produkt i ri elektrik do të pozicionohet në segmentet e poshtme dhe do të shitet si një Jeep elektrik për fëmijë. /Telegrafi/