Ndryshimet janë të vogla, por mjaft efektive
Para disa ditësh, ka qarkulluar në media një imazh, që e tregon nga afër Jeep Renegade 2019, transmeton Telegrafi.
Nuk kaloi shumë kohë dhe ashtu siç pritej, ky model është prezantuar në Turin Auto Show të Italisë.
Përshtypjet e para, janë se është i njëjtë sikur ai i prezantuar para tri vitesh, por ja që kemi disa elemente ndryshe.
Ndryshimet kozmetike, janë limituar në pjesën e dritave të përparme, si dhe hapësirën e pasme.
Në këtë të fundit, është eliminuar linja e zezë, si dhe bien në sy dritat që kanë formën e shkronjës X.
Me anë të këtyre intervenimeve, besohet që i janë rritur përparësitë modelit Renegade, të cilit ende nuk i është shfaqur enterieri.
Në Evropë do të del në shitje me motor 1.0-litra dhe tre cilindra që prodhon 120 kuajfuqi, si dhe versionin me 1.5-litra që prodhon 150 apo 180 kuajfuqi.
Por, makinat që shiten në Shtetet e Bashkuara, pritet të kenë më shumë kuajfuqi. Mbetet që ditëve në vazhdim, të njoftohet se kur lansohet dhe sa do të kushtojë. /Telegrafi/