Telegrafi

Jeep Gladiator vjen edhe me një opsion shumë të këndshëm

Kjo është ekskluzive, vetëm për modelin Gladiator

Derisa mendonim se Jeep Gladiator, nuk do të mund të bëhej më i mirë, dëgjojmë edhe për një opsion shumë të këndshëm, me të cilin vjen kjo makinë, transmeton Telegrafi.

Të gjithë e dinë se kjo makinë vjen me shumë mundësi, që të fillohet një rrugëtim pa u brengosur se makina nuk do t’i përshtatet ndonjë terreni. Me këtë makinë, Jeep ofron edhe një altoparlant lëvizës të vendosur pas ulëseve të pasme, që aktivizohet me wireless dhe është e qëndrueshme ndaj ujit.

“Duket sikur të gjithë altoparlantët tjerë, por dallon sepse është gjithnjë i mbushur me bateri. Mirëpo, fillon të mbushet vetëm kur është shpenzuar” ka thënë Elizabeth Krear, që është një nga zyrtaret e kompanisë.

Lidhja me këtë altoparlant, mund të bëhet përmes Bluetooth nëpërmjet secilit telefon të zgjuar, si dhe me portin USB. Po që se ndodhë ndonjë aksident, kjo pajisje mund të qëndrojë deri në gjysmë ore, në ujë të thellë deri në një metër.

Nëse takohen dy Jeep Gladiator, atëherë mund t’i bëjnë lidhin altoparlantët për një eksperiencë shumë më të mirë.

Opsionet gjithmonë kushtojnë, mirëpo të gjithë do paguanin edhe 265 euro më shumë për këtë altoparlant, kur kanë të paguajnë çmimin fillestar për Jeep Gladiator që kushton 29,900 euro. /Telegrafi/