Sepse tregut të automobilizmit, i nevojiten pickup të kategorisë së lartë për terrene të vështira
Më pak se dy muaj, që kur Jeep Gladiator u prezantua në LA Auto Show, është bërë e ditur se do të lansohet edhe një variant i këtij modeli, transmeton Telegrafi.
Për më saktësisht, një version shumë më i fuqishëm i Gladiatorit do të lansohet për të rivalizuan me Ford F-150 Raptor.
Një forum i Jeep, pretendojnë se kjo makinë mund të vijë së shpejti, ndërsa do të quhet Hercules. Ky nuk është lajmi i vetëm, pasi që thuhet se të gjitha elementet i janë kompletuar, vetëm se i nevojitet drita e gjelbër që të hyjë në prodhim.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim nga Jeep, por thuhet se i janë prodhuar të gjitha pjesët dhe vetëm nevojiten që të kompletohen, që të nisë procesi i testimit. /Telegrafi/