Telegrafi

Jeep Cherokee me vlerësimin më të lartë për siguri

Simulimet e përplasjeve, treguan se ofron siguri shumë të lartë

Modelit Cherokee i janë bërë disa ndryshime të lehta, derisa versioni i ri do ta ketë motorin 2.0 litra të huazuar nga Wrangler, transmeton Telegrafi. Kjo makinë, vjen edhe me 80 mundësi të reja që ia shtojnë sigurinë dhe e bëjnë shumë më të sigurt në rast aksidenti.

Insurance Institute for Highway Safety i ka dhënë Jeep Cherokee, vlerësimin më të lartë për siguri për vitin 2019. Por, kjo ka të bëjë vetëm me makinë që janë prodhuar pas muajit prill.

Gjatë simulimeve që janë bërë, është parë se në rast të përplasjes, kjo makinë ofron shumë siguri maksimale në pjesën e përparme ku qëndron shoferi dhe udhëtari që ulet përpara.

Rritja e sigurisë në Jeep Cherokee, ka bërë që në gjashtë teste të ndryshme, të tregoj sukses të madh dhe të vlerësohet me Top Safety Pick.

Nivelin e njëjtë të sigurisë, mund ta kenë edhe makinat që janë prodhuar para muajit maj, në mënyrë që në rast aksidenti gjithçka të përfundojë mirë. /Telegrafi/