Franca është e vendosur, në rast se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arrijnë marrëveshje, të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë, njoftoi ministri francez për Punë të Jashtme dhe Evropë, Jean-Yves Le Drian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Jean-Yves Le Drian, siç thuhet në kumtesën e Kay D’Orsay, më 11 maj në margjinat e takimit të ministrave të koalicionit global kundër ISIS në Marakesh ka folur me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani për zgjidhjen e kontestit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe situatës në Ukrainë, njofton AIM nga Parisi.
“Ministri francez nënvizoi mbështetjen e plotë të Francës për arritjen e një kompromisi të ekuilibruar dhe të pranueshëm reciprokisht midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.
Jean-Yves Le Drian thekson se Franca është e vendosur, në rast se arrihet marrëveshje, të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/