Site icon Telegrafi

Jean Todt: Është e vështirë ta shohësh në atë gjendje Schumacherin

Michael Schumacher, i cili është ende në gjendje të vështirë shëndetësore pas një aksidenti me ski, ka një vizitor të rregullt, i cili nuk është anëtar i familjes së tij.

Është një njeri me të cilin ka shkruar historinë e Formula 1 – 72-vjeçari Jean Todt.

Francezit i është dhënë një çmim për arritje jetësore nga “Auto Bild – Night Bike Race”, i cili ishte më meritori për triumfet e njëpasnjëshëm si bos i Ferrarit, kur me Schumin nga viti 1999 deri në vitin 2004, fitoi shtatë tituj të kampionit të botës.

Lexo po ashtu Bashkëshortja e Michael Schumacherit, Corinna: Ai nuk po dorëzohet

Ai gjithashtu zbuloi informacion të shkurtër nga shtëpia e Schumacherit – për vizitat e tij.

Momente të tilla janë shumë të rralla, sepse familja e gjermanit legjendar, e kryesuar nga bashkëshortja e tij, Korin, kërkon intimitet maksimal.

“E vizitoj të paktën dy herë në muaj. E shoh Michaelin, familjen e tij … e dua atë njeri. Uroj që situata të ishte ndryshe”, tha Todd.

“Më vjen të qaj. Fotot e Michael janë kudo në zyrën dhe apartamentet e mia”, tha Jean Todt.

Kanë kaluar pesë vjet që nga aksidenti i 49-vjeçarit, ku lëndoi seriozisht kokën gjatë skijimit dhe sot nuk e dihet saktësisht se rreth gjendja së tij shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version