Telegrafi

Jean Tirole fiton Nobelin për ekonomi

Ekonomisti francez, Jean Tirole, ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi. Akademia Suedeze e Shkencave ka thënë se Tirole është shpërblyer “për analizat e fuqisë së tregut dhe të rregullores”.

Ajo po ashtu ka thënë se Tirole “ka sqaruar se si të kuptohen dhe rregullohen industritë me disa firma të fuqishme”.

Juria e ka cilësuar atë si “një nga ekonomistët më me ndikim të kohës sonë”.

Tirole është francezi i dytë që shpërblehet me Çmimin Nobel këtë vit. Patrick Modiano ka fituar Nobelin për letërsi. /Telegrafi/