Telegrafi

Jean Michel Cavalli do të jetë trajner i Prishtinës

Prishtina ishte në kërkim të një trajner të ri tash e disa ditë, ndërsa tashmë ka arritur marrëveshje me francezin Jean Michel Cavalli.

Pas largimit të Emanuel Egbos, ku Prishtina nuk arriti të sigurojë një vend në garat evropiane, kryesia e klubit ishte vënë në kërkim të një trajneri ku tregu i jashtëm ishte zgjidhja primare.

Jean Michel Cavalli, tashmë ka arritur marrëveshje me klubin, ndërsa 64 vjeçari ka një karrierë interesante si trajner.

Ai në vitet e 90-ta ka drejtuar klube si Ajaccio, Lille, Al Nassr dhe Lille.

Në fillim të këtij shekulli ai drejtoi klube si Ionikos (Greqi), Triestina (Itali), Algere (Algjeri), Wydad (Maroko).

Jean Michel Cavalli në vitet e fundit ka drejtuar klube si MC Oran, Sotchi, Niger dhe Club Afrikain./Telegrafi/