Jean-Michael Seri është shumë afër që të transferohet te Roma, pas rënies së Fulhamit në Championship.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë u largua në verën e kaluar nga Nice për 30 milionë euro te skuadra nga Liga Premier, por tani është sërish në tregun e transferimeve.
Përveç interesimit të Giallorosëve edhe Crystal Palace po tenton ta transferojë 28-vjeçarin, mirëpo mesfushori e dëshiron kalimin në Serie A.
“Partneri im italian dhe unë kemi folur me Romën para disa javësh. Do të shohim se si do të zhvillohet situata”, ka thënë agjenti Franklin Mata për TeleRadioStero kur është pyetur për Serin.
“Ai do të ishte shumë i lumtur që të luante në Serie A dhe Roma është klubi i duhur për të”, ka shtuar më tej agjenti i mesfushorit.
Më e rëndësishmja, Seri ka punuar tashmë me trajnerin e ri të skuadrës italiane, Paulo Fonseca te klubi portugez Pacos Ferreira. /Telegrafi/