Telegrafi

Jean-Clair Todibo: Dua të qëndroj te Nice, por varet nga Barcelona

Nga janari i kaluar mbrojtësi, Jean-Clair Todibo, është në huazim te skuadra e Nice.

21-vjeçar që është në pronësi të Barcelonës, ndërsa ka qenë i huazuar te Schalke dhe Benfica.

Re portugezët ai ishte në vjeshtë, ndërsa nga janari ka kaluar te Nice.

Kthimi i tij në Spanjë është pothuajse i sigurt gjatë verës, por lojtari thotë se do të dëshironte të qëndronte në Francë.

“Unë dua të qëndroj, e pranoj. Por fjala e fundit i përket menaxhmentit të Nice dhe Barcelonës. Personalisht jam i përqendruar deri në fund të sezonit”, ka thënë Todibo. /Telegrafi/