“Hajde” mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares nga Shqipëria, Enca Haxhia, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.
Ky projekt i cili është publikuar para një muaji në kanalin zyrtar, YouTube, deri më tani ka grumbulluar mbi dhjetë milionë shikime.
Megjithatë, Haxhia tashmë është duke punuar në këngën e re dhe shumë shpejt pritet të publikohet.
Zeshkania së fundmi në rrjetin social, Instagram, ka publikuar një fotografi joshëse teksa ka zbuluar emrin e kësaj kënge.
“Jealous, së shpejti”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, këngëtarja 23-vjeçare do të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme përgjatë verës. /Telegrafi/