Site icon Telegrafi

“A je ti Xhevdet Shabani?” – Bekim Isufi flet për stërvitjen e parë të yllit të Dritës dhe historinë interesante mes tyre dhe kryesisë

Trajneri Bekim Isufi ishte mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Strategu aktual i Malishevës ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, ndërsa ka rrëfyer edhe një histori interesante me lojtarin Xhevdet Shabanin kur të dy ishin pjesë e Dritës.

“Është një storie interesante ajo me Xhevdet Shabanin, pasi e kam parë duke luajtur në Lepenc edhe kur vjen në stërvitjen e parë unë e paraqes tek drejtori i klubit”, ka thënë fillimisht Isufi.

“Drejtori i klubit (të Dritës) ma bën” ‘A je i sigurt që ky është Xhevdet?’. Unë i them që po, pasi ai ishte një lojtar hall-ligë”.

“E shoh që në stërvitjen e parë, Xhevdeti nuk mund ta përballojë stërvitjen”, ka shtuar më tej trajneri Isufi.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Isufi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix , LaskoPro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/

Exit mobile version