Site icon Telegrafi

“A je ti Kujtimi”, Edona James i reagon ashpër një djaloshi: A do me të rrah?

Edona James

Edona James po vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në media, e veçanërisht pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.

Ajo tani është rikthyer në Kosovë për të jetuar, ku po vazhdon me punën dhe angazhimet në karrierë.

E së fundmi është shpërndarë një video, teksa ajo ishte në një lokal bashkë me të ëmën.

Foto: Screenshot/TikTok

Një djalosh, i cili duket të jetë i ri në moshë sipas zërit, i është drejtuar “A je ti Kujtimi?”.

Transgjinorja nga Suhareka ka reaguar ashpër duke u ngritur në këmbë e duke i thënë: “A do me të rrah?”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edona James

Ajo është ngacmuar pasi dikur kishte emrin Kujtim, para se të shndërrohej në femër.

Edona ndryshe në Big Brother bëri bujë të madhe, duke u kthyer në një nga banoret më të pëlqyera nga publiku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version