Telegrafi

“A je në një lidhje me Erjola Doçin?”, Ronaldo Sharka i kthen ndjekësit përgjigjen epike

Opinionisti dhe moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, do të jetë pjesë e një projekti të ri televiziv të titulluar “Pa Filtra”.

Së fundmi, i dha mundësinë ndjekësve të tij që ta pyesnin për projektin më të ri, dhe një pyetje në formë shakaje u shtrua në pyetësorin e tij në InstaStory.

“A je në një lidhje me Erjola [Doçin]”, pyeti një ndjekës duke i shtuar edhe një emoji duke buzëqeshur.

Megjithatë, Ronaldo i dha një përgjigje epike: “Shkojmë e?”. Sidoqoftë, përveç këtij komenti të shkurtër gazetari nuk ka dhënë ndonjë përgjigje tjetër.

Asnjëherë më përpara nuk është aluduar që mund të ketë diçka mes tyre. Ai dhe Erjola kanë pasur projekte të përbashkëta televizive në kuadër të emisionit “E diell”. /Telegrafi/