Kënga është publikuar edhe me klip, në të cilin artistja vjen me një paraqitje mjaft të veçantë
Dëshira e artistes për t’u shprehur përmes performancës është padyshim ajo që i grish të gjithë krijuesit, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo energji e Besës vjen si një kërkim për të gjetur tek vetja ndjenjën, dëshirën, e mbi të gjitha për të përcjellë tek të tjerët atë që fle në shpirtin e saj, muzikën.
Kësisoj, ajo është munduar të tejçojë tek dashamirët e muzikës gjithmonë mesazhe të forta për ndjenjën më sublime, por edhe motive tjera të rëndësishme.
Këngëtarja ka bashkëpunuar me kompozitorin Cekic Beatz dhe tekstshkruesin Gent Fatali, ndërsa për xhirimet e realizuara në Shqipëri është përkujdesur Produksioni Ego Films.
“A je na”, është pritur mirë nga adhuruesit që në orët e para të publikimit.
Ashtu siç ka deklaruar edhe ajo vetë, ky vit do të jetë plot me angazhime për këngëtaren.
/Telegrafi/