Site icon Telegrafi

“Je injorant”, gazetari nga Maqedonia thotë se është ofenduar nga kryeministri Rama

Gazetari Furkan Saliu ka zbardhur debatin që ka pasur me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas gazetarit, Rama ka shpërthyer me një lumë ofendimesh ndaj tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Saliu tregon se gjatë forumit në Shkup ai ka pasur mundësinë të fliste për pak sekonda me Ramën.

Sipas gazetarit, kryeministri shqiptar ka shpërthyer në të shara pasi i kishte thënë që forumi i është dukur si një mini-Jugosllavi, transmeton Shekulli.

Postimi i plotë i gazetarit Furkan Saliu:

Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën.

Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike.

Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes.

Kjo si duket e preku më së shumti Ramën

E pastaj filloi “biseda”…

Rama: Ti je një injorant!

F.S: Injorant Gashi?

Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!

F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?

Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!

F.S: Ju ekspert injorantesh, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë

Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin…

Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?

F.S: Jo faleminderit.

Exit mobile version