Site icon Telegrafi

A je gati për Black Friday në Central Park!

Central Park, oaza e blerjeve në zemër të zonës industriale të Prishtinës, ka nisur të zbulon detaje të ngjarjes më të madhe të vitit – Black Friday! Një teaser misterioz ka shfaqur në rrjetet sociale, me mesazhin “Mbani sytë hapur, diçka e veçantë po vjen te ‘Bota Jote’”. Ky paralajmërim është një premtim i qartë për zbritje që do të lënë gjurmë nga data 20 deri më 24 nëntor.

Nga tekstili deri te lodrat për fëmijë, nga restorantet e shijshme tek dyqanet sportive, Central Park pritet të jetë destinacioni ku nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve do të përmbushen me zbritje të paimagjinueshme.

Për të gjithë ata që kërkojnë të rifreskojnë garderobën, të gjejnë lodrat më të fundit për të vegjlit, ose thjesht të shijojnë një ditë jashtë me familjen dhe miqtë, Central Park është Bota Jote e blerjeve. Me mbi 50 brende të ndryshme në këtë qendër ka diçka për të gjithë.

Ndërsa detajet ende mbeten të mbuluara nga misteri, një gjë është e sigurt – Black Friday në Central Park do të jetë një event që nuk duhet humbur.

Për më shumë informacion, mbani sytë tuaj në rrjetet sociale të Central Park dhe përgatituni për të kapur ofertat më të nxehta të sezonit!

Exit mobile version