Është zhvilluar edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale e Australian Open ndërmjet Daniil Medvedev dhe Stefanos Tsitsipas, ku tenisti rus fitoi 3:1 me sete.
Por rusi e humbi plotësisht kontrollin pas përfundimit të setit të dytë.
Setin e parë Medvedev e fitoi me rezultatin 7:6 (5), ndërsa në të dytin greku fitoi me rezultat 6:4.
Mirëpo, pas pikës së fundit në setin e dytë, Medvedev akuzoi rivalin për sjellje jo sportive dhe nuk hezitoi ta shfryjë inatin te gjyqtari i ndeshjes, Jaume Campistol.
Medvedev u ankua se babai i Stefanos dhe trajneri Apostolos vazhdimisht i jepnin udhëzime tenistit grek, gjë që është e ndaluar.
“A je i çmendur? A mund të flasë babai i tij pas çdo pikë? A je budalla? Zoti im, je kaq i keq”.
“Si mund të jesh i tillë në gjysmëfinalen e Grand Slam-it? Më shiko mua! Unë po flas me ty!”, ishin fjalët e Medvedev, por që ishin të kota pasi gjyqtari nuk reagoi.
MEDVEDEV BLOWS UP! ??
The Russian has sensationally accused Tsitsipas of being coached and has GIVEN IT to the umpire over it too! ??#AusOpen – live on Channel 9, 9Now and Stan Sport. pic.twitter.com/8Xa3qOjvnf
— Wide World of Sports (@wwos) January 28, 2022
Medvedev do të luajë në finale të dielën me Rafa Nadal. /Telegraf/