Telegrafi

A je çmendur Cristiano Ronaldo!? (Foto)

Ylli i Real Madridit ka publikuar një fotografi teksa shihet duke vënë këmbën në një statujë të Budës.

Cristiano Ronaldo ka shkaktuar zemërim në mesin e komunitetit budist, pasi ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale që po konsiderohet fyese.

Kjo ka bërë që shumë predikues dhe pasues të Budës të ndihen të fyer dhe i kanë kërkuar futbollistit ta fshij këtë imazh prej llogarisë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Por, portugezi deri më tani nuk ka reaguar rreth kësaj duke mos e fshirë këtë fotografi.

Lexo po ashtu Lojtarët me më së shumti het-triqe në Ligën e Kampionëve

Ndryshe, Ronaldo u paraqit në takimin e Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi triumfoi me rezultat 5-1 kundër Legia Varshavës. /Telegrafi/