Telegrafi

“Je Chanterai”, kënga e parë e albumit debutues të Erza Muqollit

Erza Muqolli, këngëtarja e re, sapo ka publikuar këngën e parë të albumit solo.

“Je Chanterai” apo në shqip, “Do të këndojë”, është kënga e parë e saj, e cila ndërkohë pritet të sjell projekte të reja.

Kënga raportohet se është realizuar me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm francez, Vianney.

“Është dita e madhe. Jam shumë i lumtur që më në fund të prezantoj me “Do të këndojë”! Ju mund ta dëgjoni atë kudo, unë shpresoj që ju do t’iu pëlqej. Kjo këngë vërtet tregon jetën time dhe se si ndihem. Nuk mund ta bëj akoma, por jam aq e lumtur. Faleminderit Vianney dhe të gjithëve. Puthje të mëdha”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Facebook.

Theksojmë se shumica e këngëve të 13-vjeçares do të jenë në gjuhën frënge gjersa disa prej tyre do t’i sjell në gjuhën shqipe.

Ndryshe, Erza do të nisë mbajë disa koncerte muzikore në shtetet frankofone për të promovuar albumin e parë në karrierë. /Telegrafi/