Telegrafi

Jazz triumfon ndaj Rockets, fitojnë Bostoni edhe Portlandi

Mbrëmë janë zhvilluar vetëm tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Boston Celtics, Utah Jazz dhe Portland Trail Blazzers kanë arritur fitoret e reja në NBA.

“Xhezerët” arritën të triumfojnë kundër skuadrës së Houston Rockets me rezultat 118-91.

Basketbollistët e Utah krijuan epërsi të lartë në çerekun e tretë të ndeshjes, të cilën nuk arritën ta rikuperojnë mysafirët.

Derrick Favors regjistroi ‘double-double’ në saje të 24 pikëve dhe dhjetë kërcimeve gjersa u ndihmua edhe nga Joe Ingles që shtoi 18 sosh.

Te ‘raketat’ më i miri në parket ishte James Harden me pikë ndërsa nga 12 sosh secili i shtuan edhe Chris Paul dhe Clint Capela.

Pas kësaj, Jazz ka bilanc të barabartë prej 13 fitoreve dhe po aq humbjeve ndërsa Rockets kanë arritur 11 triumfe dhe 13 humbje.

Në anën tjetër, Celtics triumfuan kundër New York Knicks me rezultat 128:100 ndërsa Portlandi ishte më i mirë se Phoenix Suns duke fituar 108:86. /Telegrafi/

Boston Celtics 128-100 New York Knicks

Portland Trail Blazers 108-86 Phoenix Suns