Telegrafi

Jazz dhe Pelicans marrin fitoret e radhës në NBA

Vetëm dy ndeshje janë zhvilluar xhiron e fundit në elitën e basketbollit amerikan NBA, por si gjithmonë me spektakël të garantuar.

Utah Jazz ka vazhduar me fitore, pasi para adhuruesve të vet në Vivint Smart Home Arena ka mposhtur Washtington Wizards me tetë pikë diferencë 120:112.

Malik Beasley ka qenë më efikasi tek vendasit me 25 pikë të shënuara dhe ka kontribuar me dy kërcime e katër topa të vjedhur.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jordan Clarkson që kontribuoi me 23 pikë, shtatë kërcime e tre asistime.

Ndërkohë qendra finlandeze Lauri Markkanen shtoi 21 pikë të tjera e pesë kërcime në fitoren e 19-të këtë edicion të Jazz.

Fitore ka shënuar para adhureusve të vet edhe New Orleans Pelicans ndaj San AntonioSpurs me nëntë pikë diferencë 126:117./Telegrafi/