Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, sot ka vizituar Komunën e Velesit, ku është takuar me kryetarin e komunës Sllavço Çadiev, me të cilin kanë diskutuar rreth temave aktuale të politikës dhe jetës së qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në takim është potencuar se dy vendet, si dhe komunat nga Maqedonia dhe Sllovania, mund të bashkëpunojnë në shumë fusha për realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të thellimit të bashkëpunimit dhe interesit të përbashkët”, informoi Çadiev.
Ambasadori Jazbec pasdite në bibliotekën lokale në Veles, mori pjesë në promovimin e disa poesive nga poet slloven./Telegrafi/