Site icon Telegrafi

Jazbec: Sllovenia fuqishëm mbështet Maqedoninë e Veriut që të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në

Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni të Veriut, Milan Jazbec sot deklaroi se Sllovenia e mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut në marrjen e dritës së gjelbër për nisjen e bisedimeve me BE-në.

“Dy muaj para mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian, duhet të them se Sllovenia fuqishëm e përkrah vendin tuaj, Maqedoninë e Veriut, që të merr ditë të gjelbër në nisjen e bisedimeve me BE-në. Kyr projekt është një ndër më të rëndësishme për gjithë ne dhe nuk kam dyshim se për dy muaj do ta merrni dritën e gjelbër që të nisni bisedimet”, tha Jazbec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori Jazbec theksoi se një javë para Këshillit, kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec do ta vizitojë vendin, për të dërguar sinjal të fuqishëm të gjithëve në Evropë se Sllovenia mbështet vendimin pozitiv për Maqedoninë.

“Është tepër e rëndësishme dhe kuptohet se do të vazhdojmë me përkrahjen e madhe. Edhe më tej i keni në dispozicion përvojat tona, dijet dhe përvojat”, tha Jazbec./Telegrafi/

Exit mobile version