Site icon Telegrafi

Jazbec: Maqedonia mund të zgjidhë vetë edhe çështjet më të vështira (Video)

Maqedonia dhe Sllovenia, pas shpërbërjes së RSFJ-së, praktikisht kanë filluar nga të njëjtat pikë fillestare, por sot ata kanë një fat të ndryshëm. Është e vështirë të thuhet saktësisht se pse, por me siguri në Maqedoni ka qenë i humbu momenti, tha ambasadori slloven, Milan Jazbec. Por, sipas tij, është shumë e rëndësishme që ajo që po ndodh në vend në vitin e fundit, veçanërisht në qershor, me datën e fillimit të negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata janë hapa fenomenale përpara, jo vetëm në kuptimin diplomatiko-politik, por edhe në të gjithë strukturën e shoqërisë dhe asaj që i nevojitet BE-së, NATO-s dhe gjithë kontinentit, Maqedonia është në qendër të vëmendjes të proceseve të integrimit evropian”, thotë Jazbec .

Sipas tij, mungesa e reagimit në Bruksel në periudhën e mëparshme ka ardhur si rezultat i integrimit në Maqedoni, e cila nuk e ka përdorur mbështetjen e popullit për integrimet evropiane, e cila shoqërohej nga kriza financiare evropiane. Ambasadori slloven beson se marrëveshja e emrit me Greqinë dhe marrëveshja për gjuhët nënkupton vitalitetin dhe potencialin e politikës së Maqedonisë për të zgjidhur vetë çështjet më të vështira.

Për rolin e zyrtarëve të opozitës, refuzimit të kryetarit për të nënshkruar marrëveshjen është rezultat i sistemit politik, sepse në Slloveni, për shembull, kryetari nuk ka veto dhe beson se gjërat do të zgjidhen përfundimisht. /Telegrafi/

*Tv 1

Exit mobile version